|
||||||||||||||
| Gjëndesh në : >> Kush jemi > Kooperativa H.E.L.P < | ||||||||||||||
|
|
|||||||||||||
H.E.L.P. ( Andikapati Edukim Punë Pjesëmarje) është një Kooperativë shoqërore e integruar ( ONLUS-pa qëllim fitimi) e themeluar më 01 korrik 1997 me objektivin për të krijuar mundësi konkrete të hyrjes në tregun e punës të subjekteve në kushte të veshtira nëpërmjët një ndërmarje që pranon sfiden e tregut. Aftësia konkuruese për sa i përket cilësisë dhe kostos së shërbimeve që ofron Kooperativa është e siguruar nga prezenca e figurave profesionale me një eksperiencë dhe kompetencë të fituar në fusha të ndryshme te kooperativizmit , të psikollogjisë, të ndihmës shoqërore, të informatikës, të administratës, të marketingut të ndërmarjes dhe nga një vëmëndje konstante e kërkesave të tregut. Ndjeshmëria e Kooperativës ndaj problemeve të emigracionit ka lindur dhe është rritur në mënyrë të vazhdueshme me futjen e mëvonëshme ne kooperativë të Saimir ( një emigrant me kombësi egjyptiane), Mihai ( një paraplegjik me kombësi rumune), Adamaria ( një i verbër me kombësi venezueliane) dhe Cecilia ( një e burgosur me kombësi kolumbiane). Vendimi për tu impenjuar në temat mbi emigracionin lindi nga bindja se, sikurse edhe për grupet e tjera shoqërisht në disavantazh, edhe në fushën e emigracionit, shumica e projekteve në vazhdim, në territorin e Provincës së Romës do të ishin më efikase nëse do të ndiqej një strategji e përbashkët komunikimi që përbën në të njëjtën kohë një eksperiment nxitje midis subjekteve të ndryshme që punojnë në këtë sektor. Mundësia për të realizuar “ Projektin Emigracion dhe Komunikacion”, që parashikon në brëndësi të tij edhe realizimin e këtij Siti, garantohet nga financimet e vëna në dispozicion nga Këshilltari për shërbimet shoqërore dhe politikat për familjen e Provincës së Romës në kuadrin Planit te provincës 1999/2000 – Dekretligjin 286/98 “ Ndërhyrje për integrimin e popullsisë emigrante”. Metodologjia e komunikimit që u adoptua është një metodologji e eksperimentuar me sukses nga Banka Botërore në projektet për zhvillim, rezultat i një pune disavjecare në vëndet që janë pikenisja e flukseve te emigracionit dhe qe i interesojnë projektit tonë. Mjetet për realizimin e një strategjie komunikimi perbehen nga: kujtesa dinamike virtuale e zhvillimeve të inisiativave lokale ;nje arkiv e katalog llogjik i eksperiencave të kryera; një subjekt shpërndares per mesazhet dhe informacionet. Elementët karakteristik të projektit janë: përfitimi i dijenive nëpërmjet krijimit të kanaleve dhe të momenteve të informimit, shkëmbimit, arkivimit dhe kërkimit; pjesëmarja e shtresave të ndryshme shoqërore; modifikim i sjelljeve jo të rregullta. Objektivat e projektit janë: përmirësimi i integrimit shoqëror dhe punës te emigrantëve që janë në Provincën e Romës; ndërgjegjësim më të madh mbi realitetin e emigracionit dhe përmirësim të kuptimit të problemeve të emigrantëve nga ana e qytetarëve italianë. Projekti në fjalë dhe të gjitha aktivitetet e lidhura me problemin e emigracionit janë realizuar me një përfshirje të gjërë te emigrantëve dhe të kategorive të tjera në disavantazh, duke arritur një integrim pune që shërben si “model” në fushën e pjesëmarjes të grupeve te personave në disavantazh dhe të reciprocitetit të dijeve dhe të kompetencave. Për informacione:
Largo Giuseppe Veratti, 15/16 00146 Roma <br> tel. +39 6 455.04111 fax +39 6 9761.5412 Email: coophelp@fastwebnet.it Sito Internet: http://www.immiweb.org |