|
Shko lart
Shko lart
Shko lart
Shko lart
Shko lart
Shko lart
Shko lart
Shko lart |
SISTEMI EDUKATIV
NE ITALI
Sistemi
edukativ në Itali është një shërbim publik, i garantuar nga Shteti
për të mirën e përgjithëshme, duke u bazuar në Nenin 34 të Kushtetutës
ku thuhet: "SHKOLLA ESHTE E HAPUR PER TE GJITHE".
Ndjekja e shkollës është e detyrueshme dhe falas nga 6 deri në 15
vjec ( neni 34,paragrafi 2 i Kushtetutës : "Ndjekja e shkollës
fillore, të paktën për tetë vjet është e detyrueshme dhe falas".
Sistemi edukues i drejtohet mbi të gjitha të rinjve, që duhet detyrimisht
të ndjekin shkollën për nentë vjet (nga 6 deri 15 vjec); edhe një
i rritur mund të përfitojë nga sistemi edukativ për të marë një
titull shkolle,pëer të mësuar një profesion ,ose për tu pasuruar
nga ana kulturore.
RREGJISTRIMI I TE
HUAJVE MINORE NE SISTEMIN SHKOLLOR KOMBETAR
Egziston
detyrimi shkollor si për fëmijët italianë ashtu edhe për fëmijët
e huaj (edhe kur s'kanë permesso di soggiorno). Këta kanë të drejtë
,por edhe detyrim që të ndjekin shkollën dhe që të marin pjesë në
jetën e komunitetit shkollor. Prindërit janë të detyruar që të rregjistrojnë
fëmijët e tyre në shkollë dhe të krijojnë kushtet që ata të ndjekin
mësimet.
Në mënyrë të vecantë në periudhën e fillimit të qëndrimit në Itali,minorët
mund të ndodhen në vështirësi për shkak të njohjes të pakët të gjuhës
italiane, për shkak të problemeve që lindin në marëdheniet me shokët
dhe mësuesit, etj. Në këto raste, prinderit mund ti drejtohen drejtorit
ose presidentit të shkollës, i cili mund të kërkojë mësues për ndihmë
ose asistentë shoqëror. Kohët e fundit disa shkolla kanë filluar
të bashkëpunojnë me ndërmjetësat kulturor shoqëror-edukativ (shkollor),
të cilët lehtësojnë ambientimin e fëmijëve të huaj në shkollat tetëvjecare
të detyrueshme.
Studentët që kanë nje permesso di soggiorno të regullt në Itali
mund të regjistrohen e ndjekin shkollën edhe mbasi të kenë mbaruar
shkollën e detyrueshme, të japin provime dhe të regjistrohen në
Universitet.
Ligji për Emigracionin ( Neni 34,paragrafi 21.40/1998) thotë që:
"Komuniteti shkollor mirëpret ndryshimet gjuhësore dhe kulturore
si një vlerë që bazohet në respektin reciprok, në shkëmbimet midis
kulturave dhe në tolerancën,prandaj propozon dhe favorizon nisma
që synojnë në mikpritjen, mbrojtjen e kultures dhe gjuhës të vendit
nga vjen dhe në realizimin e aktiviteteve të përbashketa ndërkulturore".
NJOHJA E DIPLOMAVE
TE SHKOLLAVE
Të
huajt që kanë mbaruar një shkollë në vëndin e tyre mund të kërkojnë
që kjo shkolle t'ju njihet edhe në Itali
Rruga që duhet ndjekur për këtë njohje është
e nderlikuar, është e ndryshme në varesi të shkollës që ka mbaruar.
Hapi i parë për njohjen e shkollës është paraqitja e diplomes origjinale
në Konsullatën Italiane në vëndin tënd, e cila verifikon vërtetësinë
dhe nivelin që i korespondon në Itali (neni 48 i regullores së zbatimit
të Ligjit për emigracionin, nr.394 të vitit 1999).
Procedura e njohjes së titullit të studimeve që ke kryer në vëndin
tënd është aq e gjatë dhe e komplikuar, sa që shumë të huaj preferojne
të fillojnë nga e para shkollën në Itali. Në tregun e punës në Itali,
një diplomë italiane shikohet me sy të mirë sepse nënkupton njohjen
e kulturës italiane dhe gjithashtu të gjuhës italiane (të folur
e të shkruar).
SHKOLLIMI PER TE
RRITURIT
Edhe
për të rriturit janë parashikuar mundësi për tu shkolluar.
Shkollimi për të rriturit ka erdhur si ide për herë të parë për
punëtorët italianë (p.sh. punetorë, fshatarë) që në fëmini nuk kanë
patur mundësi të ndjekin një shkollë. Sot është një mjet i rëndësishem
edhe për të huajt.
Shkollimi për të rriturit kryhet nga shteti ose nga privatët.Eshtë
e mundur të marësh një listë të propozimeve për shkollim pranë Retheve
(Regioni), Bashkive (Comuni) dhe Drejtorive Shkollore (Distretti
Scolastici).
Kurset zakonisht zgjasin një vit.Në përgjithesi mund të ndiqen:
- Kurs kundër analfabetizmit,e
barasvlefshme me shkollën fillore;
- Kurs kulturor, për të mbaruar
shkollën tetëvjecare që është e detyrueshme.Kjo diplomë të jep
mundësinë që të regjistrohesh në kurse profesionale të organizuara
nga Regione;
- Kurse nate të shkollës së mesme ,
për të lehtësuar ndjekjen e atyre që punojnë paradite;
- Kurse specializimi (informatikë,gjuhë
të huaja,etj.);
- Kurse profesionale që kryhen
nga Regione,në përgjithesi janë falas,zgjasin 1-2 vjet.Janë
një mjet shumë i rëndësishëm për të marë një profesion që të
krijon mundësitë për të gjetur një punë.
SHKOLLIMI PROFESIONAL
Sistemi
i shkollimit profesional ka si qellim që ti ofrojë atij
që ndjek kurset, një kualifikim profesional që të mund ta përdorë
në fushën e punës. Profesionet mund të jenë të sektorëve të ndryshëm:
tregëti,shërbime, artizanat.
Ky sistem shkollor është në varësi të Regionive që përgatisin
një Plan Vjetor të Shkollimit Profesional. Kurset e parashikuara
në këtë Plan realizohen:
- drejtpërdrejt nga
Regione nëpërmjet Qëndrave të Shkollimit Profesional;
- nga shkolla profesionale
private që kanë marëveshje me Regione
Kurset mund të jenë:
- kurse që përsëriten:
regjistrimi kryhet cdo vit nga 01 deri 31 korrik
- kurse të programuar:
janë të financuara nga Bashkimi Europian dhe nuk kanë një skadencë
të fiksuar më parë.
Ndjekja e kurseve në përgjithësi është falas,në disa raste është
parashikuar një pagesë orare (për të mbuluar shpenzimet si dhe aboneja
e autobuzit).
Disa kurse të organizuara nga privatët mund të jenë me pagesë.
Përfituesit:
- ai që ka mbaruar
shkollën tetëvjecare, shkollën e mesme, universitetin
- të papunët
- ata që nuk kanë pasur
asnjëherë punë
- të punësuarit për
specializim e rikualifikim profesional
- kategori të pambrojtura(
ish të burgosur,invalidë, emigrantë, të sëmurë mendorë)
Kërkesat minimale për tu pranuar janë njohja në një nivel të mirë
të gjuhës italiane, të kesh mbaruar shkollën tetëvjecare, të kesh
mbushur 15 vjec
TË HUAJT ME
LEJE QËNDRIMI TË RREGULLT
Të
gjithë të huajt që nuk i përkasin Bashkimit Europian, që
janë në Itali me një leje qëndrimi të rregullt ose në
pritje të rinovimit të lejes së qëndrimit dhe që kryejnë një
aktivitet pune të varur(subordinato), të pavarur(autonomo) ose janë
regjistruar në Qëndrat e Punës ;si dhe të huajt me leje qëndrimi
të rregullt për motive familjare, azil politik, azil humanitar;
ose në pritje për adoptim,marje në ngarkim(affidamento),për marje
shtetësie,janë të detyruar të regjistrohen në SSN
(Sistemin Shëndetësor Kombëtar).
Me regjistrimin në SSN qytetarët e huaj përfitojnë ,në fushën e
shëndetësisë,të njëjtat të drejta dhe detyra që ju njihen edhe qytetarëve
italianë.Shërbimi shëndetësor i garantohet personit që ka leje qëndrimi
dhe familjarëve që ai ka në ngarkim.
Regjistrimi kryhet pranë ASL (Ndërmarja Shëndetësore
Lokale- Ambulanca e Zonës)ku ke banesën (residenza)dhe skadon
në një kohë me skadimin e lejes së qëndrimit.
Të huajt që nuk kanë detyrimin për tu regjistruar në SSN (me leje
qëndrimi për studime, turizëm, zgjedhje banimi, për motive fetare,
afari, misione, etj.) duhet të sigurohen për rrezikun e sëmundjes,
aksidentit ose për shtatëzani pranë një shoqërie sigurimesh private
e vlefshme në Itali, ose një regjistrim vullnetar në SSN, në këtë
rast shërbimi shëndetësor garantohet edhe për femijët në ngarkim.
Ky regjistrim ka një vlefshmëri vjetore dhe duhet rinovuar.
TË HUAJT E
PARREGULLT
Të
gjithë të huajve,edhe nëse nuk jane në rregull me lejen e qëndrimit,që
ndodhen përkohesisht në teritorin italian, ju garantohet shërbimi
spitalor për rastet e urgjencave dhe mjekimet ambulatore më të rëndësishme
(edhe ato që zgjasin në kohë) për sëmundje dhe aksidente
Gjithashtu garantohet:
- Mbrojtja gjate shtatëzanisë dhe deri
sa fëmija mbush gjashtë muaj;
- Mbrojtja e shëndetit të fëmijes minor
- Vaksinimet dhe ndërhyrjet ndërkombetare
të parandalimit të sëmundjeve
- Parandalimi,diagnostikimi dhe mjekimi
i sëmundjeve ngjitëse.
Nëse të huajt janë të varfër sherbimi sigurohet
pa kosto në ngarkim të tyre,me përjashtim të atyre që kanë të parashikuar
pagesën e një takse (ticket). Gjëndja e varfërise duhet deklaruar
duke plotësuar formularin përkatës. Të huajt e parregullt për të
përfituar nga sherbimet që ofron SSN duhet të regjistrohen nëpërmjet
një kodi njohës i quajtS.T.P. .(I huaj Present Përkohësisht),
i vlefshëm në gjithë teritorin italian. Ky kod është pa emër dhe
mund të përdoret vetëm për qëllime shëndetësie.
Të huajt e parregullt ose klandestin, mund t'ju drejtohen strukturave
të shëndetësise pa patur frikë që kjo do sjellë si pasojë njoftimin
e policisë. Përjashtohen rastet kur eksistojne elementë që nënkuptojnë
kryerjen e një krimi, në këtë rast mjekët janë të detyruar të dërgojnë
një relacion me shkrim zyrave kompetente .
VIZA HYRJE DHE LEJE
QËNDRIMI PËR KURA MJEKËSORE
Kush
dëshëron të vijë në Itali për tu kuruar duhet që më parë të marë
një vizë hyrje dhe një leje qëndrimi për kura mjekësore.
Për këtë duhet:
- një deklaratë nga struktura shëndetësore
italiane që ke zgjedhur(spital ose klinikë shtetërore ose private
me marëveshje me shtetin) ku vërteton llojin e mjekimit dhe
parashikimin për kohën që duhet
- të derdhen në favor të strukturës shëndetësore
të zgjedhur, një depozitë si garanci, e barabartë me 30% të
kostos së përgjithshme të parashikuar për shërbimin mjekësor
që kërkohet
- · Dokumentacioni që provon se ke ku
të banosh dhe të ushqehesh jashtë strukturës shëndetësore si
dhe për kthimin në atdhe të semurit dhe të shoqëruesit nëse
ka një të tillë.
|