Shko lart
Shko lart
Shko lart
Shko lart
Shko lart
Shko lart
Shko lart |
CFARE
DUHET TE KRYHENI SAPO ARRINI NE ITALI
1.Brënda 48 orësh, personi në shtëpinë e të
cilit jeni strehuar, duhet tju deklarojë pranë Rajonit te Policise
(Commissariato di zona) ose pranë policisë
së bashkisë (Vigili urbani), per ata
qe banojnë jashtë Romës. Formulari që duhet plotësuar dhe dorëzuar
quhet "COMUNICAZIONE DI CESSIONE FABBRICATO". Ky formular mund të
blihet në dyqanet e quajtura " Buffetti". Ky formular duhet plotësuar
në të gjitha pjesët e tij dhe dorëzuar në Rajonin e Policisë të
zonës.Bashkëngjitur duhet të dorëzoni : fotokopje të letërnjoftimit
(carta d'identità) te te zotit të shtëpisë,ose të permesso di soggiorno
(nëse nuk është qytetar italian),gjithashtu fotokopjen e pashaportës
të atij që vjen në Itali.Në pamundesi, ky formular dhe dokumentat
mund të dërgohen në Rajonin e Policisë të zonës me leter rekomande.
2.Brënda 8 ditësh (pa përfshirë të dielat e festat) nga data e hyrjes
në Itali, duhet bërë kërkesa për leje qëndrimi (permesso
di soggiorno).
a)Në Zyrën e Emigracionit (Ufficio Immigrazione) te Kuestures së
Romës që ndodhet në Via Genova,nëse keni një vizë të tipit "C" e
vlefshme më pak se 90 ditë ,ose nëqoftëse vini nga vënde që
nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Itali për turizëm.
b)Në Rajonin e Policisë të Zonës (policia pranë banesës) për të
gjithë tipet e tjera të vizave( që jane të vlefshme për më shumë
se 90 ditë ).
- Nëqoftëse kur kanë shtypur permesso di soggiorno kanë bërë ndonjë
gabimnë të dhënat e tua,duhet të shkosh në Zyrën e Emigracionit
pranë Kuesturës së Romës
në Via Genova për të kërkuar korigjimin(edhe në rastin kur permesso
di soggiorno
është marë në Rajonin e Policisë të Zonës.
3.Mbasi të keni marë permesso di soggiorno duhet :
- Paraqitur në Zyrën e Tatimeve (Ufficio
delle Entrate) për të kërkuar kodin tatimor (Codice Fiscale).
- Paraqitur në Bashkinë përkatëse(Municipio
di appartenenza)për të kërkuar regjistrimin (residenza)
dhe mbasi të kesh marë residencën kërkohet letërnjoftimi (Carta
d'Identità).
- Paraqitur në Ambulancën e zonës (ASL
di Zona)për të kërkuar regjistrimin në Shërbimin Shëndetësor
Kombëtar (SSN) dhe pas kësaj të caktohet mjeku i familjes.
CFARE
DUHET TE KRYHENI SAPO ARRINI NE ITALI
-
Një dokument njohje,
për shëmbull letërnjoftimi (carta d'identità) ose pashaportën,
fotokopje e vërtetuar e dokumentit njohës;
-
Të paktën një skedë
telefonike;
-
Të paktën dy bileta
për autobus dhe metro sepse nuk mund të blihen brënda automjeteve
të trasportit publik dhe gjoba për ata që nuk kanë biletë të
shtypur është € 51;
-
Të paktën dy numura
telefoni të të afërmëve ose miqve (për cdo rast);
-
Numurat e telefonave
( falas ) për urgjencat;
-
Një fletë ( më mirë
një recetë mjeku ) ku të tregohen: grupi i gjakut,nëqoftëse
përdor ilace të urgjencës që të shpëtojnë jetën,nëqoftëse vuan
nga ndonjë sëmundje të rëndë si për shëmbull, diabeti,zemra,azma,alergjite,etj.;
-
Nëqoftëse nuk di të
flasësh italisht është e rëndësishme të kesh me vehte një fletë
të shkruar në italishtku të jenë disa të dhëna personale të
rëndësishme , që tja japësh për të lexuar që të të kuptojnë:
SE HO BISOGNO
DI AIUTO, OPPURE MI STATE COMUNICANDO QUALCOSA DIIMPORTANTE
E IO NON RIESCO A CAPIRVI, PER FAVORE CHIAMATE QUESTE PERSONE
AMICHE CHE PARLANO ITALIANO:
1) SIG./SIG.RA COGNOME_______NR.TEL_____
2) SIG./SIG.RA COGNOME_______NR.TEL_____
3) SIG./SIG.RA COGNOME_______NR.TEL_____
GRAZIE
|
NEQOFTESE KAM
NEVOJE PER NDIHME,OSE PO ME THONI DICKA ME SHUME RENDESI DHE
UNE NUK ARRIJ TJU KUPTOJ, JU LUTEM TELEFONONI KETYRE PERSONAVE
QE JANE MIQTE
E MI DHE QE DINE ITALISHT:
1)ZOTI/ZONJA MBIEMRI_______NR.TEL_____
2)ZOTI/ZONJA MBIEMRI_______NR.TEL____
3)ZOTI/ZONJA MBIEMRI_______NR.TEL____
FALEMINDERIT |
NUMURA TELEFONIKE
TE NEVOJSHEM(FALAS) PER URGJENCAT
- 113 Ndërhyrja e shpejtë
e policisë
- 118 Ambulancat e Urgjencës
- 115 Zjarrfikësat
- 112 Karabinierët
KUR
HUMBET OSE TE VJEDHIN DOKUMENTAT
-
Në rast se humbet ose
të vjedhin një dokument identiteti duhet të denoncosh menjëherë
vjedhjen ose humbjen në Rajonin e Policisë më të afërt në atë
moment (keshillohet që të kesh gjithnjë një fotokopje të dokumentave
kur i merr në dorëzim).
-
Për sa i përket pashaportës
mbas denoncimit duhet shkuar në Ambasadën e vendit tënd në Romë,
për të paraqitur denoncimin,mundësisht me një dokument të vlefshëm
me vehte (Letërnjoftimi,patentë edhe po të jetë shqiptare) dhe
të kërkosh një Deklaratë Konsullore që vërteton identitetin
e kërkuesit (dokument me fotografi), ose një pashaportë të re.
-
Për sa i përket Permesso
di Soggiorno,mbas denoncimit duhet shkuar në Zyrën e Emigracionit
në Kuesturën e Romës në Via Genova për të kërkuar dublikate
të permesso di soggiorno(formulari plotësohet në Kuesturë),
duke paraqitur:
pashaportën ose deklaratën konsullore të Ambasadës si dhe një
fotokopje të saj.
4 foto një pullë(marca da bollo) prej 10,33 Euro .
-
Për dokumentat si:
Letërnjoftimi(carta d'identita), codice fiscale dhe patentë,mbasi
të keni me vehte denoncimin, permesso di soggiorno dhe pashaporte,
duhet shkuar në zyrat që kanë lëshuar këto dokumenta (bashki,zyra
e tatimeve,motorizazione).
INFORMACIONE TE
DOBISHME
Shëndetësi
- Të gjithë qytetarëve të huaj (të regullt
ose jo), që janë përkohësisht prezent në territorin italian,ju
garantohet ndihma mjekësore e spitalore për rastet e urgjencës
dhe për mjekimet ambulatore më të rëndësishme (edhe nëse zgjasin
në kohë) për semundje dhe aksidente. Gjithashtu garantohet mbrojtja
shoqërore dhe ndihma për shtatzaninë dhe për fëminë e lindur
deri sa të mbushë gjashtë muaj.
- Të huajt që nuk janë në rregull me dokumenta,
për të patur mundësi që të shfrytëzojnë ndihmën e Shërbimit
Shëndetësor Kombëtar (SSN) duhet të rregjistrohen me STP (I
Huaj Përkohësisht në Territor),regjistrimi bëhet me një kod
identifikimi që është i vlefshem në gjithë territorin e Italisë.Ky
Kod është pa emër dhe shërben vetëm për qëllime shëndetësore.
- Fëmijët minorë të emigrantëve të regullt
dhe të paregullt,mund të fillojnë ose të vazhdojnë vaksinimet
e detyrueshme falas,duke u paraqitur në ASL.
- Në rastet kur kanë probleme shëndeti
mund ti drejtohen ASL dhe për rastet e urgjencave Ndihmës së
shpejtë (Pronto Socorso)
Shkollimi
- Fëmijët minorë kanë të drejtë dhe detyrë
të regjistrohen në shkollat shtetërore.
- Studentët kanë të drejtë të përfitojnë
bursa studimi nëqoftëse plotësojnë kërkesat.
Banesa
- Në disa gazeta (në Romë për shëmbull
gazeta Portaportese),dhe në revista të specializuara
mund të gjënden informacione të nevojshme mbi banesat me qera.Revistat
e specializuara mund të gjënden falas në zyrat e agjensive imobiliare,në
Rome është p.sh. Gabetti, Tecnocasa, Toscano.
- Kur lidhet një kontratë qeraje duhet
të verifikoni që ajo të jetë e regjistruar në regjistrin përkatës
(Ufficio del Pubblico Registro)
Puna
- Cdo vit edhe për punëtorët e huaj në
Itali është e detyrueshme që të bëjnë deklarimin e të ardhurave.Kjo
shërben për të vërtetuar të ardhurat kur të kërkohet
- Për të punuar është e detyrueshme të
jesh i regjistruar në Zyrën e Punës (Centro per l'Impiego).
- Eshtë e mundur të gjesh punë edhe duke
ju drejtuar Agjensive të Punës (Agenzie Interinali),
në Romë janë p.sh. Adecco,Manpoëer, Kelly Service, Orienta.
Gjithashtu është e mundur të kërkohet punë nëpërmjet konsultimit
të gazetave të specializuara, në Romë janë p.sh. Lavorare
dhe Portaportese.
Patenta
- Për të marrë patentën duhet të drejtohesh
në Zyrën e Patentave(Uffici provinciali della Motorizzazione
Civile)ose një Autoshkollë (Scuola Guida)të zonës
ku banon.
Transporti
- Për të shfrytezuar transportin publik
duhet të kesh blerë biletat para se të hypësh në mjetet e transportit,
ose duhet të jesh i abonuar.Biletat dhe aboneja mund të blihen
në dyqanet e cigareve ose ku shiten gazetat e revistat (Tabaccheria
ose Edicola)
Të përgjithëshme
- Skedat e telefonit gjënden në dyqanet
e tabaccherive me shenjen "T" ose në dyqanet e gazetave.Janë
me cmime të ndryshme,edhe apostafat për të folur me jashtë shtetit.
- Hartat e qytetit gjënden nëpër dyqanet
e gazetave (Edicole) ose në stacionet e qëndrore të trenave
në qytet. Në stacionet qëndrore ose në stacionet e metrosë janë
nëpër mure hartat dhe mund të shikohen e shfrytëzohen, gjithashtu
nëpër stacione ose në qëndër të qytetit ka zyra për informacion
(Uffici di Informazione) falas per turistët që njihen
nga simboli "I" që kanë në hyrje..
- Në Bar-Kafete që kanë telefona publike
,mund të shfrytëzohen për informacion falas Librat e Telefonave
dhe Librat e verdhë (Pagine Gialle-lista endërmarjeve,shërbimeve,
dyqaneve, etj.që kanë adresat dhe numurat e telefonave).
|