Mirëseerdhët në siton shumëgjuhësh të Imigracionit, të Mikpritjes dhe të Integrimit në Romë dhe Provincë

 
arabo francese inglese italiano bosniaco romeno spagnolo ucraino
 Gjëndesh në :  home > Çfarë është ndërmjetësimi kulturor > Ndërmjetësimi gjuhësor kulturor <






 

 

 

 

 

 

 

 

Shko lart

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shko lart

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shko lart

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shko lart

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shko lart

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shko lart

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shko lart

 

HYRJE

 
Fenomeni i mërgimit po transformon Italinë në një vend ku ekzistojnë shumë kultura,ku jetojnë krahpërkrah njerëz me gjuhë , besim fetar e kulturë të ndryshme.
Të njohësh tjetrin, realitetin historik, kulturor e fetar me siguri është një nga aspektet më të rëndësishme për të realizuar një bashkëjetesë paqësore dhe për të administruar më mirë fenomenin e emigracionit.
Ndërmjetesimi kulturor është dukur dhe është afirmuar në Itali vetëm kohët e fundit, duke u bazuar në eksperiencat tashme të filluara në vëndet e tjera europiane, falë edhe tejkalimit të vizionit fillestar që e shihte si një urgjencë fenomenin e emigracionit, gjithashtu edhe të një zgjedhje politike më komplete për integrimin e popullsisë që mërgonte.
Në ligjet për emigracionin tashmë ndërmjetësimi kulturor paraqitet si një element konstant i politikave të emigracionit, të integrimit shoqeror, i domosdoshem nga njëra anë për të krijuar kushtet që “qytetaret e rinj” të ushtrojnë të drejtat e tyre dhe nga ana tjeter për të lehtësuar integrimin kulturor në shoqërinë italiane nëpërmjet njohjes dhe shkëmbimeve të ndërsjellta, duke kërkuar që të sigurojë të njëjtat mundësi duke respektuar ndryshimet që ekzistojnë midis kulturave.
Sfida e politikave të integrimit është pikërisht kjo, në nevojën aktuale dhe e ndjeshme, sot më shumë se kurrë, që të njihen,respektohen e vlerësohen ndryshimet,duke tejkaluar mosbesimet dhe frikërat reciproke, paragjykimet, me qëllimin përfundimtar për të parandaluar sjellje diskriminuese, ksenofobe e raciste, për të mundësuar një bashkëjetesë demokratike, brënda regullave dhe pozitive.

 

 

 

1. FUNKSIONET E NDËRMJETËSIMIT

Duke analizuar nevojat për ndërmjetësim të të huajve, pjesëtarë të kulturave minoritare dhe të punonjësve që duhet ti zgjidhin ato , mund të përcaktohet ndërmjetësimi si një proces i dyfishtë dhe reciprok dekodimi të komunikimit që zbatohet në tre nivele :
a) nivel praktik-orientues.
b) nivel gjuhësor-komunikues.
c) nivel psiko-shoqëror.

a) Në radhë të parë ndërmjetësimi që kërkohet pak a shumë qartë nga të huajt është ai praktik-orientues: të corientuar përballë një sistemi shoqëror-institucional dhe politiko-burokratike për ta i panjohur, ata (të huajt) i kërkojnë bashkeatdhetarëve të tyre (ose italianëve me të cilët kanë marëdhenie miqësie) që ti udhezojnë e shoqërojnë në hapat e para në kontaktet me shërbimet dhe zyrat e vendit të ri ku kanë emigruar.
Emigrantët do të kërkojnë një ndërmjetësim, për shëmbull, kur do ju duhet të rregjistrojnë fëmijët në shkollë,kur do ti drejtohen sistemit shëndetësor për vaksinimin e fëmijëve, për të kryer praktikat burokratike, etj.

b) Ndërmjetësimi që zhvillohet brënda institucioneve dhe shërbimeve ka një funksion gjuhësor-komunikues të specializuar që lind pikërisht nga raportet ndërpersonale direkte midis punonjësve dhe të huajve që vinë nga kultura të ndryshme: të parët kryejnë një rol profesional dhe/ose institucional;të tjerët,për nevojat ose vështiresitë që kanë, gjënden në një pozicion të pambrojtur përballë atij që i ofron shërbimin.
Ndërmjetësimi kulturor ka si objektiv të krijojë një ambient komunikues në të cilin persona të kulturave të ndryshme të quajnë normale situata që më përpara dukeshin të cuditëshme ose shqetësuese sepse i përkisnin kulturave të ndryshme nga e tija.

c) Duke analizuar situatën e të huajve në minoritet janë të mundëshme dy konkluzione:

  1. E para konsideron të gjithë qytetaret të cfarëdo etnie që i drejtohen një shërbimi publik, sikur kanë nevoje për një ndërmjetës sepse janë gjithmonë në kushte jo të favorshme përballë punonjësve publike.Sipas këtij interpretimi, vështirësitë e qytetarëve të huaj të etnive në minoritet nuk janë cilësisht të ndryshme nga ato të qytetarëve italiane,por ndryshon vetëm masa e disavantazhit.
  2. E dyta nxjerr në dukje probleme më të thella dhe kërkon zgjidhje më radikale se e para, por është një interpretim më i dobishëm për të gjetur zgjidhje problemeve të diskriminimit.Ajo kërkon një analizë të tipit dhe të dinamikës të diskriminimit.Nëse qytetarët në karrocë invalidi kanë vështiresi që fizikisht të arijnë pranë shërbimeve publike, të huajt kanë vështirësi të njihen me informacionet shpesh të pakuptueshme për ta.Në rastin e parë duhen ndërtuar kalime për invalidet, në rastin e dytë përkthime e ndërmjetësa.


 

 

 

2. ROLI I NDËRMJETËSIMIT GIUHËSOR KULTUROR (N.Gj.K.)

Ndërmjetësi gjuhësor kulturor (N.Gj.K.) është një figurë profesionale që ka për detyrë të lehtësojë komunikimin e mirëkuptimin, si në nivel gjuhësor ashtu dhe kulturor, midis anëtarëve të etnise në minoritet dhe punonjësit të një shërbimi ose ndërmarje publike, duke u vendosur në mënyrë të paanëshme dhe të barraslarguar midis palëve të interesuara;
Ndërmjetsi është i detyruar të lehtësojë komunikimin me paanësi dhe duhet të garantojë sekretin e përmbajtjes së bashkëbisedimit midis paleve.
Bashkëpunon në përcaktimin e strategjive të shpërndarjes së njoftimeve duke vëzhguar efektin që ka në varësi të kulturave të ndryshme.

 

 

 

 

 

 

3. TË DREJTAT E NDËRMJETËSIT

Ndërmjetësi ke të drejtë:
- Të jetë i informuar me hollësi mbi rastin që duhet të ndërmjetësojë;
- Të refuzojë të shkelë ligjet e shtetit italian ose të shërbimit ose ndërmarjes për të cilën po kryhen ndërmjetësimin/konsulencën. Të refuzojë që të kryejë veprime për të cilat nuk ka kompetencat ose formimin e nevojshëm;
- Të refuzojë që të marë pjesë në raste diskriminimi, racizmi, ofendim të zakoneve, të kulturës, vlerave morale, besimit fetar të njerës nga tre palët ( I huaji,punonjësi publik,ndërmjetësi).

 

 

 

 

4. DETYRAT E NDËRMJETËSIT

Ndërmjetësi ka për detyrë :
- Të sigurojë zhvillimin e bisedës;
- Të jetë vazhdimisht i mirëinformuar mbi regullat,urdhëresat,ligjet që kanë të bëjnë me situaten e të huajit dhe të punonjësit;
- Të refuzojë detyrën kur nuk përputhet me njohjet e tij gjuhësore,kulturore ose personale me njerën nga palët;
- Të sqarojë nënkuptimet kulturale dhe stereotipet e kulturave të vëna njëra përballë tjetrës;
- Të mbajë vazhdimisht të informuara palët mbi atë që po ndodh dhe të përkthejë gjithëshka;
- Të ndërhyjë për :

    1. Të riformuluar ,kur është e nevojshme, fjalitë që nuk janë kuptuar nga njëra nga palët në bisedë;
    2. Të kerkuar sqarime nëqoftëse ai vetë nuk ka kuptuar dicka;
    3. Të bërë të ditur që njëra nga palët nuk ka kuptuar mesazhin edhe nëse perkthimi ka qënë korekt;
    4. Të bërë të ditur kur mesazhi i njërës nga palët nuk u trasmetua;
    5. Të bërë të ditur kur ai vetë ka mungesa në njohjen e kulturës të njërës nga palët;
    6. Të njoftuar kur ai vetë nuk është në dijeni të një informacioni të caktuar.

- Të denoncojë situatë të jashtëligjshme, padrejtësi,diskriminim.


 

 

 

5. SEKTORËT KU NDËRHYN NDËRMJETËSI

Shëndetësia

Spitale,Poliklinika të Lagjeve (ASL)
Në sektorin e shëndetësise roli i ndërmjetësit konsiston në: pritjen e të huajve; lehtësimin e komunikimit gjatë vizitave mjekësore dhe takimeve midis mjekut dhe të sëmurit të huaj; jep këshilla dhe sqaron punonjësit e shëndetësisë mbi kulturën e vendit të huaj nga vjen i sëmuri,përgatit materiale për informim.
Përvec kësaj ndërmjetësi ndihmon të huajt në rregjistrimin në sistemin shëndetësor kombëtar, i orienton ata duke ju spjeguar strukturat shëndetësore që ndodhen në teritorin ku ata banojnë.


Drejtësi – Gjykata

Kuestura ( Policia) , Burgje , Gjykata
Në sektorin e drejtësisë roli i ndërmjetësit konsiston në: kryerjen e përkthimeve të autorizuara nga gjykata, përgatitjen e informacioneve në gjuhën e huaj, shoqërimin e qytetarëve te huaj në zyra të ndryshme, dhënien e konsulences punonjësve për vecoritë e kulturës të vendit të tij, dhënien e orientimeve për kryerjen e veprimeve burokratike nëpër zyra (leje qëndrimi, bashkim familiar, etj.).


Ndihma Shoqërore

Asistenca Shoqërore, Shërbime të asistencës Shoqërore pranë A.S.L. (të mitur, të itur, familje)
Në sektorin e ndihmës shoqërore roli i ndërmjetësit konsiston në: pritjen e të huajve që i drejtohen shërbimit të asistencës shoqërore , lehtësimin e komunikimit midis punonjësve shoqërore në rastet kur është e vështirë mirëkuptimi gjuhësor o kulturor (modelet edukuese, mungesat dhe feja), sqarimin e qytetarëve të huaj mbi rolin e punonjësit që punon në shërbimin shoqëror, i ofron punonjësve shoqërorë konsulencë për lehtësimin e zgjidhjes të rasteve kur janë përfshirë qytetarë të huaj.

 
Puna

Zyra e Punës
Në sektorin e punës roli i ndërmjetësit konsiston në: dhënien e konsulencës për punonjësit që janë në kontakt me publikun, përgatitjen e materialeve informative, dhënien e konsulencës qytetarëve të huaj për përgatitjen e kurrikulumeve dhe plotësimin e formulareve, ndërtimin dhe përdorimin e arkivës me të dhëna për kërkimin e punës, shpërndarjen e informacioneve në lidhje me njohjen e diplomave të shkollave/universiteteve, informimin mbi procedurat e nevojshme për njohjen e patentave, lehtësimin e kryerjes së praktikave burokratike, (leje e qendrimit bashkimit familjar) dihmën për të realizuar kontakte me punëdhënësit ,lehtësimin për marjen e kontratave të punës.

 

Shkolla

Cerdhet , Kopështet, Shkollat fillore, Shkollat tetëvjecare
Në sektorin e shkollave roli i ndërmjetësit konsiston në: lehtësimin e komunikimit midis nxënësve të huaj e mësuesve dhe midis familjes së huaj e mësuesve, ndihmën e përkohëshme që i japin mësuesit për nxënësit që nuk njohin akoma gjuhën italiane, dhënien e konsulencës mësuesve për të shpjeguar sjelljet e vecanta e problematike te nxënësve të huaj, dhënien e leksioneve në kurse për mësuesit me tema mbi interkulturën, marrin pjesë në takimet midis mësuesve dhe prindërve të huaj.
Gjithashtu ndërmjetësi i ofron mësuesve dhe familjeve të huaja informacion për vecoritë dhe dallimet që rrjedhin nga modele të ndryshme të edukimit; shpërndan informacione mbi mënyren e rregjistrimit nëpër shkolla, përgatit materiale informative në gjuhën shqipe mbi shkollën, merr përsiper përgatitjen e materialeve shkollore në gjuhën shqipe, merr pjesë në aktivitete për të njohur e vlerësuar kulturat e tjera, ofron konsulencë për projekte shumëkulturale në shkolla.