Mirëseerdhët në siton shumëgjuhësh të Imigracionit, të Mikpritjes dhe të Integrimit në Romë dhe Provincë

 
arabo francese inglese italiano bosniaco romeno spagnolo ucraino
  Gjëndesh në :  home >> Çfarë është ndërmjetësimi ‎kulturor > Meditime mbi profilin profesional
  të ‎ndërmjetësit kulturor... <



Meditime mbi profilin profesional të ‎ndërmjetësit kulturor

Tashmë kanë kaluar pesë vjet nga fillimet e figurës së ndërmjetësit kulturor menjëherë pas kurseve të para të formimit; kurse të cilat kishin për qëllim formimin e një profili profesional mbi bazën e eksperiencës së vendeve të tjera europiane, sidomos asaj franceze. Mendojmë që këto kurse prej 200-700 orësh, trajtonin temat kryesore në përgatitjen e një ndërmjetësi i cili duhet të njohi mirë gjuhën italiane , t’i përkasë një grupi etnik aktualisht në Itali, si edhe të marrë nocionet bazë të antropologjisë, të normave dhe ligjeve italiane në sektorë të ndryshëm si për shembull ai shëndetësor, si edhe të jetë i aftë për t’i komunikuar në mënyrë profesionale këto njohuri të fituara. Kurset e para ishin të këtij lloji: një pikënisje për të realizuar figurën e ndërmjetësit, për të përkufizuar realisht rolin dhe funksionin e tij si edhe kufijtë e kësaj figure. Pra, një kuadër i plotë i cili përcakton dhe kualofikon figurën profesionale të ndërmjetësit kulturor. Kanë kaluar pesë vjet (nuk i referohem eksperiencës në Veri, pasi atje ka filluar më parë) dhe ka qënë një rrugë shumë e vështirë për arsye se figura e ndërmjetësit nuk ishte akoma e njohur. Gjatë kësaj rruge kemi hasur shumë vështirësi dhe pak mirëkuptim si nga ana e insitucioneve (për mangësi informacioni si edhe për paragjykimet që kanë kundrejt imigrantëve), ashtu edhe nga ana e shoqatave të cilat na kanë vënë në dispozicionin tonë lokalet e tyre me qëllim ushtrimin e këtij profesioni. Gjatë këtyre viteve figura e ndërmjetësit është eksperimentuar; gjithashtu është ndjerë i nevojshëm edhe sensibilizimi ndaj kësaj figure i operatorëve të shërbimeve shoqërore dhe shëndetësore, duke parashikuar dhe organizuar kurse formimi për vetë operatorët. Ne ndërmjetësit kulturorë, me impenjimin tonë profesional, me aftësinë tonë për të vepruar me pasion dhe vullnet të mirë kemi vënë në praktikë karakteristikat e plota të ndërmjetësit kulturor. Ne kemi analizuar të gjitha anët teknike të këtij roli si edhe elementët themelorë për të ndërhyrë në mënyrë të përshtatshme në të gjitha shërbimet. Duke bashkëpunuar në këtë mënyrë, kemi arritur të përgatisim terrenin e përshtatshëm për punësim duke synuar në të njëjtën kohë në rritjen e cilësisë dhe të sasisë së shërbimeve. Për punën që kemi kryer prisnim si nga shoqatat ashtu edhe nga institucionet më shumë respekt kundrejt të drejtave tona si edhe njohje më të thellë të figurës së ndërmjetësit; ndërsa në të vërtetë sot jetojmë një realitet në të cilin instiucionet dhe disa njerëz apo grupe (duke u nisur nga interesa personale) punojnë për të na hequr qafe me preteksin e kualifikimit ose të rikualifikimit, duke krijuar në këtë mënyrë një situatë kritike e cila, sipas meje, nuk ndikon pozitivisht në përmirësimin e profesionalitetit dhe të shërbime që ofron ndërmjetësi. Gjithashtu, besoj se, kjo rrymë interesash të ideologjizuara, rrit pengesat në momentin kur lind nevoja e harmonizimit të roleve, si edhe realizimit të një raporti të drejtë ndërmjet profesioneve, me qëllim favorizimin e një shoqërie multietnike dhe multikulturore. Ne mendojmë që për të shkuar drejt interkulturës në mënyrën më të saktë dhe të shëndoshë dhe në përputhje me nevojat dhe kërkesat aktuale të Italisë, duhet të ecet sipas këtyre kritereve: 1. Njohje e rolit, e të drejtave dhe e hapsirave në të cilat veprojnë ndërmjetësit, të cilët kanë punuar gjatë këtyre viteve duke fituar eksperiencë, si edhe duke i ofruar ndërmjetësve më shumë mundësi në njohjen e vazhdueshme të shërbimeve; 2. Saktësimi i tipologjisë së kurseve të formimit për ndërmjetësit kulturor dhe për interkulturën, pjesëmarrësit e të cilëve duhet t’i përkasin grupeve etnike dhe kulturore aktualisht në Itali, pasi ata kanë një eksperiencë të drejtëpërdrejë me imigracionin. Mendoj gjithashtu, duke u bazuar në eksperiencën time të punësimit dhe të formimit që për të formuar një ndërmjetës duhet një kurs prej të paktën 500 orësh ose më mirë, nga 500 deri në 1200 orë; Kurs në të cilin të trajtohen temat e komunikimit interpersonal dhe interkultural duke dhënë gjithashtu edhe nocionet bazë të antropologjisë edhe të psikologjisë si edhe informacionet e nevojshme mbi normativën dhe ligjet e insiticioneve dhe të shërbimeve shëndetësore. 3. Të ndihmohen ndërmjetësit me qëllim organizimin e tyre në grupe ose shoqata, për të krijuar një organizëm në nivel kombëtar, rajonal si edhe formimin e grupeve të bashkëpunimit me sektorë të ndryshëm të shërbimeve në çdo moment në të cilin ato do të kenë nevojë. Kjo nuk do të thotë që ne jemi kundër kurseve ose studimeve universitare mbi interkulturën dhe ndërmjetësimin e hapur ndërmje italianëve dhe të huajve. Këto studime, ashtu si kemi besuar dhe theksuar edhe më parë, janë të dobishme dhe të rëndësishme në formimin e personelit të aftë për të administruar dhe drejtuar interkulturën brenda shoqërisë dhe shërbimeve si edhe për të rritur cilësinë profesionale të ndërmjetësit, por është e rëndësishme që kurset universitare të mos konsiderohen kritere të detyrueshme në ushtrimin e profesionit të ndërmjetësit kulturor. Në këtë mënyrë këto studime do të shërbejnë si një mjet i cili do të favorizojë harmoninë midis italianëve dhe të huajve ose ndërmjet roleve të ndryshëm, pa mohuar të drejtat dhe punën e secilit me qëllim ecjen së bashku në rrugën e zhvillimit të një shoqërie më të shëndoshë dhe më të pasur nga/në elementë të ndryshëm. Të synosh në rritjen e profesionalitetit të ndërmjetësit nuk do të thotë sipas nesh, të mohosh punën dhe mundësitë e ndërmjetësve të huaj aktual për të vazhduar punën pa qënë të diskriminuar ose të klasifikuar si ndërmjetës të kategorisë A apo të kategorisë B. Përmirësimi i punës së ndërmjetësimit nuk do të thotë detyrimisht që kjo të shikohet si një mënyrë e natyrshme njohjeje (akoma jo e plotë në Itali) e kësaj figure profesionale. Ndërmjetësit kulturorë i kërkojnë institucioneve italiane dhe shoqatave t’i përqëndrojnë forcat me qëllim zhvillimin e një modeli integrimi të lirë nga frika i të "ndryshmit" si edhe të mos vendosin gjithmonë idenë e “sigurimit” përpara se të fitet për fenomenin e imigracionit; fenomen ky tashmë ndërkombëtar i kushtëzuar nga një situatë shoqërore dhe ekonomike në nivel botëror i cili duhet të llogarisë mirë shpërndarjen e burimeve dhe të zhvillimit ndërmjet Veriut dhe Jugut të botës. Roma 22-12-2002 Abdul Latif Al Saadi Ndërmjetës kulturor

Ndërmjetës kulturor

Roma 22-12-2002
Abdul Latif Al Saadi